Tendenca e aksesorëve për 2013!

Stili vintage

Stili i vjetër vintage mbizotëron në të gjitha pasarelat edhe për vitin 2013.

Ajo çka përfaqsojnë vitet 1920 – 1960 duket se po kthehet sërisht, duke u shndërruar në një trend të vërtetë edhe në industrinë e modës për nuset.

Figura të njohura si Julia Roberts, Renee Zellëenger,  Kate Moss e shumë të tjera, kanë përfshirë këtë stil në look –un e tyre.

Natyra

Natyra si nje motiv i ndërthurur në aksesorët e nuses është një tjetër element që mbizotëron në pasarelat që prezantojnë 2013. Lulet, gjethet, stilimet në formë gonxheje e të tjera si këto, rekomandohen për dasmat e muajve të parë të vitit që vjen.

Kjo i jep aksesorëve një prekje delikate dhe shpalos bukurinë e brëndshme të çdo nuseje.

Puplat

Duke vazhduar në të njëjtën linjë si më sipër, pra elementë të natyrës, një tjetër trend që bie në sy janë puplat. Të ndërthurura në fustane, në varese apo edhe në aksesorët e flokëve ato janë shpesh herë të pranishme. Dizenjuesit e sjellin elementin “pupël” në forma te ndryshme, origjinale ose në material argjendi.

Qyteti i Dritave dhe Dashurisë

Po! Bëhet fjalë pikërisht për Parisin! Eshtë Chanel që vjen me këtë propozim; Kulla Eifel në vathët e nuseve.

Ngjyrat

Ndjeheni të guximshme? Edhe nëse jo, është moment të bëheni! Përveç fustaneve të kuqe të Vera Wang, ngjyrat nuk mungojnë as të aksesorët. Eshtë pikërisht Oscar de la Renta që na sjellë atë “Diçka blu” nga shprehja e famshme “Diçka e vjetër, diçka e re, diçka e marrë borxh, diçka blu”

 

Similar Posts