Tendencat e 2012 për videot e dasmës
Dasma në një Dokumentar
Gjithmonë e shumë po përhapet ideja e një filmi të shkurtër ne formën e dokumentarit.
Qëllimi i këtij “projekti” nuk është thjeshtë të tregojë historinë e ditës së dasmës, por një imazh të plotë të personazheve – bisedat, reagimet apo gjëndjen e tyre emocionale. Kjo i jep ceremonisë një këndveshtrim tjetër, ndryshe nga tradicionalja apo ajo c’ka jeni mësuar të shihni në një video të zakonshme.
Nëse zgjidhni edhe ju të keni një dokumentar, merrni parasysh koston e lartë dhe kohën që i duhet kameramanit për të bërë përpunimet e nevojshme.
Rezultati? Një film i bukur që ju dhe miqtë tuaj do donit ta shihni përsëri dhe përsëri.
Montazhet në 3-D
Ky është një koncept mjaft i përhapur së fundmi. Imazhe të ditës përpara dasmës, të modifikuara për tu shfaqur në pamje tre dimensionale e me efekte speciale, të cilat ndërthuren edhe me një muzikë të përzgjedhur.
Produkti final do të jetë një film mjaft i këndshëm që mund të luhet gjatë ceremonisë së dasmës.
Duke qënë se përpunimi kërkon një kohë të konsiderueshme, disa cifte zgjedhin të përfshijnë në këtë montazh fotot e tyret të mëparshme. Foto të fëmijërisë së secilit, apo foto të vjetra të ciftit që reflektojnë rrugëtimin e tyre të përbashkët janë një zgjedhje e zakonshme.
Koha e punës në montim sërisht paguhet shtrenjtë. Edhe në këtë rast konsultohuni më parë për kostot e këtij produkti.
Një spot përmbledhës për dasmën
Të gjithë bëhen kuriozë pasi shohin spotin për filmin e ri që pritet të shfaqet në kinema.
I njëjti koncept mund të përdoret edhe për videon e dasmës tuaj. Ndërkohë qeë ceremonia ka përfunduar dhe video është në montim, mund të kërkoni një video përmbledhëse. Momentet më pikante, intensive dhe disa efekte speciale shoqëruar me një rrëfim të shkurtër vokal do t’ju bëjnë të ndjeheni protagonistët e vërtet të kësaj dite magjike.
Fustani ne fokus
Me një kujdes të vecantë theksojmë se sygjerimi i mëpsohtëm vlen vetëm për ato nuse të cilat e kanë blerë fustani e dasmës dhe nuk kanë marrë një me qira!
Çfarë do të ndodhë me fustanin pas ceremonisë? Me siguri do të ruhet në një vend të mirë për t’ja treguar më pas fëmijëve dhe nipërve.
Por videografët vijnë me një ide të re! Një video mjaft gazmore ku nusja e shfrytëzon veshjen e saj deri në maksimum. Një rrokullisje në baltë, “luftë” me tortë, disa fëmijë që përlyejnë fustanin me bojë nëpër duar..e shumë ide të tjera të cmendura si këto.
Sigurisht e kushtueshme, por të mos harrojmë se kjo ditë është e gjitha për tu argëtuar!