Torta e dasmes – gabimet që duhet të evitoni
1. Mos harroni të specifikoni ngjyrat
Ajo që nga ju mund të përkufizoni si “e kuqe”, ndoshta nuk është e njëjtë për pastiçerin ku do të porosisni tortën. Kjo do të thotë që ngjyra përfundimtare mund të variojë me nuanca të ndryshme.
Zgjidhja: Specifikoni me detaje ngjyrën dhe nuancën e përzgjedhur, dhe nëse keni mundësi demostrojeni atë nëpërmjet shembujve.
2. Mos u mundoni të kënaqni të gjithë
Shumë çifte gjatë përzgjedhjes së tortës, përpiqen të marrin parasysh se “çfarë do të preferonin të ftuarit”. Megjithatë ekspertët këshillojnë që kjo përzgjedhje të bëhet në bazë të preferencave tuaja personale. Kjo është ceremonia juaj dhe nga këtu duhet të nis marrja e vendimeve për çdo element.
3. Ngjyra të “çuditçme”
Blu, Lejla dhe Rozë e theksuar janë ngjyrat më të papërshtatshme kur bëhet fjalë për tortën.
Ato e bejne torten te duket “ e pa ngrënshme” dhe jo shumë estetike.
Nëse vërtet preferoni të shtoni këto ngjyra, zgjidhni një tortë të bardhë me aksesorë si fjongo apo lule, në ngjyrën e përzgjedhur.
4. Mos insistoni në recetën tradicionale të familjes
Edhe nëse i jepni pastiçierit një recetë të gatshme, produkti final nuk do të dal ashtu si e keni parashikuar ju, dhe as ashtu si mund ta keni provuar nga mamaja apo gjyshja juaj.
5. Mos harroni të ndërthurni të gjithë elementët
Paraqitja e tortës nuk varet vetëm nga detajet e vogla të saj. Kur bëni perzgjedhjen duhet të shikoni pikturën e plotë, pra të imagjinoni këtë tortë të vendsour në tavolinën përkatëse dhe të rrethuar nga ambienti i dekoruar.
6. Mos I komplikoni gjërat
Nuk është aspak e nevojshme të ndërthurni elemente pafund dhe ngjyra komplekse. Thjeshtësia vlerësohet, dhe kjo vlen edhe në rastin e tortës.