Torta e dasmes – shumëllojshmëri shijesh

 

 

Çokollatë, Vanilje, Limon, Embelsira tipika Angleze  me fruta apo torta e bardhe ka një larmishmëri të madhe në shijet e ndryshme të tortës, ndaj  kjo zgjedhje bëhet e vështire.

Më poshtë do të gjeni një përshkrim te disa prej shijeve më tipike që mund të merrni parasysh kur të bëni porosinë e tortës:

Krem gjalpi

Është një shije kremoze dhe e lehtë, e cila përgatitet vetëm me vezë sheqer dhe gjalp.
Krem karamel dhe krem pasticerie

Kjo   është një mbushje e bërë me vezë dhe qumësht.

Një shije e tillë këshillohet për dasmat që zhvillohen gjatë dimrit ose në një temperaturë konstate të ulët, në mënyrë që përzjerja të mos shkrihet.

Mousses or Mousselines

Mousses është një mbushje që mund të përdoret për të zëvendesuar kremin e gjalpit. Kjo perzjerje ka shije frutash dhe likeri dhe duhet të serviret e ftohtë.

Fruta te freskëta

Një tortë me fruta te freskëta është mënyra më e thjeshtë për të plotësuar shijen e tortës. Frutat jo vetëm do të japin një shije të mirë por gjithashtu do të përmirësojnë edhe dekorin e saj.

Shija varet nga lloji i tortës që do të zgjidhni. Nëse dëshironi dicka të thjeshtë, të gjitha shijet e  përmendura më sipër mund të përshtaten. Për ata që preferojnë  tendencat më moderne përzjerja me krem gjalpi do të ishte ideale.

Similar Posts