Tortat gjate 2014
Tendencat e pervitshme vihen re ne cdo element te ceremonise, duke mos harruar ketu edhe torten e dasmes. Per kete te fundit dallojme 12 tendenca kryesore; 12 detaje qe do ta bejne torten tuaj te jete mjaft ne mode kete vit:
1.Torta me shkelqim metalik dhe te dizenjuara me xixa.
2.Dizenjo me shtresa, valezime, rrudhosje te detajuara dhe te perfunduara me lule.
3.Torta te zhveshura – Mjaft te pershtatshme per dasmat casual ne stinen e veres, keto modele nuk mbulohen nga shtresa e siperme e sheqerte por shfaqin dukshem permbajtjen e shtresave te brendshme.
4.Ngjyra e bardhe eshte nje tendence per tortat e 2014. Jo vetem shtresa e jashtme ka nuancat e te bardhes por edhe detajet zbukuruese si lulet, perla etj jane ne kete nuance.
5.Torta artistike me dizajne dhe piktura shumengjyreshe.
6. Dandella gjithmone ne mode – edhe per tortat. Ky model kombinohet me se miri me fustanet qe kane detaje dandelle dhe nje ceremoni romantike.
7. Dizenjot gjeometrike dhe njengjyreshe.
8.Dizenjo me lule – ketu behet fjale per lule te punuara ne sheqer dhe jo ato te shtuara ne siperfaqe. Nje stil mjaft i bukur dhe elegante; I pershtatshem ne ngjyre te bardhe ose roze te lehte per te evituar mbingarkimet.
9. Torta me lule natyrale te shtuara ne siperfaqe, ne kombinim me dizenjon dhe ngjyrat e bazes.
10. Torta me ilustrime, figura dhe imazhe te cilat duken si te printuara mbi sheqer! Nje menyre origjinale per te kombinuar dizajnin e ftesave te dasmes me torten.
11. Stili ombre – torta njengjyreshe me nuance qe fillon te zbehen nga njera shkalle ne tjetren.
12. Germat – nje menyre klasike per te personalizuar elementet e dasmes.
[nggallery id=138]