Pershtatja e vellos se dasmes me formen e fytyres
Pershtatja e vellos se dasmes me formen e fytyres? Kur kërkoni per vellon apo modelin e flokëve, rregulli i parë që duhet të mbani ndërmend është “ të kundërtat tërhiqen”
- Fytyra ovale – Nëse jeni me fat dhe keni një fytyrë në formë ovale, keni nje simetri perfekte, prandaj edhe mundësitë e zgjedhjes janë pafund. Forma e vellos mund të jetë e çfardoshme, mjafton që ajo të kombinohet me elementët e tjerë si fustani, forma e jakës etj.
- Fytyra e rrumbullakët – Një fytyrë e plotë dhe e rrombullakët përshtatet me vello të cilat mbulojnë pjesën anësore të fytyrës, duke i dhënë një ngushtim. E njëjta gjë vlen edhe për floket. Mundohuni ti mbani flokët të lëshuar dhe rreth fytyrës.
- Fytyra Katrore – Në këtë rast këshillohet zgjedhja e një velloje të gjatë dhe në disa raste ajo mund të bjerë edhe mbi fytyrë, duke e mbuluar atë.
- Fytyra e gjatë – Nëse keni një fytyrë të gjatë, mundohuni ta kompensoni këtë me gjerësi. Zgjidhni një vello në model “ujëvare” të kombinuar me një kurorë të gjerë.
- Qëndroni larg flokëve të kapur lartë, sepse ato do të shtojnë më shumë gjatësinë e fytyrës.
- Fytyra trekëndëshe – Synimi juaj është të shtoni gjerësi në pjesën e nofullave. Vendosni një vello të vogël në pjesën e pasme e cila zgjerohet në fund. Ndërsa për modelin e flokëve këshillohet një topuz në pjesën fundore.
- Fytyra drejtkëndore – Zgjidhni vello me shumë volum, të cilat do ti shtojnë ëmbëlsi fytyrës tuaj dhe do ta bëjnë atë më simetrike.