Udhetim ne Brazil 4 Prill
Nisja 4 Prill
Cmimi per person: 2110 Euro
Dita 1: Tirane – Rome
Pas takimit me guiden tone dhe prezantimit me programin, nisja nga Aeoroporti i Rinasit me kompanine Alitalia ne Aeroportin e Romes. Qendrimi tranzit ne Rome dhe me pas nisja direkt per ne Rio de Janeiro. Akomodimi dhe darka ne Bord.
Dita 2: Rome – Rio de Janeiro
Mberritja ne Aeroportin e Rio de Janeiros heret ne mengjes dhe pritja atje nga partneret tane. Pas akomodimit ne hotel do te nisemi me autobuzin komod drejt monumentit me te famshem te Rios “Statujes se Krishtit”, nje nga shtate mrekullite e reja te botes. Ndalesa jone e pare do te jete tek qendra “Cosmo Vehlo Station” ku aty do te marrim trenin me avull drejt pyllit Tijuca per t’ju afruar Malit Corcovado (ndryshe i njohur si mali i cili mban mbi shpatulla statujen e Jezu Krishtit) . I gjithe udhetimi me tren zgjat 20 minuta ku gjate rruges do kemi mundesine qe te shijojme pamjet e mrekullueshme te pyllit, plazheve dhe qytetit. Pas udhetimit me tren ecim ne kembe drejt simbolit me te rendesishem te Brazilit, Statujes se Krishtit (Kjo statuje daton qe ne shekullin e 19-te e cila, ndodhet 710 m mbi nivelin e detit dhe eshte 30 metra e gjate. Krishti me krahe te hapur simbolizon besimin dhe shpresen). Nga kjo lartesi kemi mundesi te shijojme pamje te tilla si: Zonat veriore dhe jugore, Sugar Loaf, Jockey Club,Aeroportin Nderkombetar, Stadiumin Maracana (stadiumi me i madh ne Brazil dhe ne Ameriken Jugore) si dhe Pyllin Tijuca (pylli urban me i madh ne Brazil dhe i treti me i madh ne bote) . Ky eshte vendi ideal, i cili na ben te ndihemi mes qiellit dhe tokes. Mundesi per te dreken e cila eshte fakultative. Cfare mund te vizitohet
- Statuja e Krishtit Corcovado
- Sugar Loaf ( Extra Pagese )
Pasdite kohe e lire per te eksplouar qytetin ne menyre individuale. Akomodimi ne Hotel.
Dita 3: Turi i Rio de Janeiro
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel. 09:00 – 15:00 Ne shoqerine e guides tone, vizita e rradhes do te jete Sugar Loaf, nje nga atraksionet me te famshme te Rios dhe te mbare Botes, i cila ka mirepritur deri tani 37 milione persona nga e mbare bota qe nga viti 1912 ku u vu ne sherbim per here te pare. Rrugetimi yne do te kryhet nepermjet dy teleferikeve te cilet do te na shoqerojne deri tek Sugar Loaf ( I njohur ndryshe si Mali i Sheqerte, emri i te cilit i referohet formes tradicionale te copes se sheqerit).Ndalesa e pare do jete nga Praia Vermelha(Plazhi i kuq) tek Moro da Urca, ne nje lartesi prej 220 m mbi nivelin e detit, ku do kemi mundesi qe ne kete pllaje te shohim Amfiteatrin, dyqanet dhe restorantet e shumta. Ndalesa jone e dyte perfundon udhetimin tek Sugar Loaf (i ndodhur 396 metra mbi nivelin e detit). Kjo eshte lartesia ideale per te ndjere Rion si ne pellembe te dores.Rrugetimi per secilen ndalese zgjat 3 minuta. 15:00 – 16:30 Kohe ne dispozicion per dreken e cila eshte fakultative. Pasdite e lire. Akomodimi ne Hotel.
Dita 4: Shetitje me anije
07:00 – 09:00 Mengjesi ne Hotel 10:00 Tour Opsional Extra Pagese – Shetitje me anije Pas mengjesit ne Hotel pregatitemi per nje udhetim shume te kendshem me anije per te pare me nga afer atraksionet e Rios. Gjate ketij udhetimi do jemi nen tingujt e muzikes latine, pijeve ekzotike dhe atmosferes fantastike perreth nen ngrohtesine e rrezeve te diellit.Kohe e lire per plazh. Akomodomi ne Hotel.
Dita 5: Botanical Garden
Tour Opsional Extra Pagese – Botanical Garden 07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel 09:00 Pas mengjesit ne Hotel, vizita e rradhes do jete Kopshti Botanik, ndertuar qe ne vitin 1817 nga mbreti D.Joao IV, i cili solli ne nje vend te vetem rreth 5000 bime te ndryshme, te mbledhura nga e mbare bota. Gjate rruges nuk do leme pa vene re palmat perandorake , zambaket e ujit, bimet japoneze si dhe 500 lloje te ndryshme orkidesh. Ky oaz i blerte eshte vendi ideal per t’u relaksuar nen tingujt e mrekullueshem qe ofrojne zerat e natyres. Mundesi per dreken fakultative. Kohe e lire per plazh. Akomodimi ne Hotel.
Dita 6: Samba Show
Tour Opsional Extra Pagese – Samba Show 07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel Pas mengjesit ne Hotel, pregatitemi per nje dite relaksuese ne plazhin e Copacabanes, nje nga plazhet me te famshme te botes. Perveç relaksit do kemi mundesine te shpenzojme kohe per Shopping ne qendrat tregtare afer plazhit. Pasdite e lire. 19:00 – 22:00 Samba Show Ne darke do pregatitemi per nje mbremje te paharrueshme me perfomancen e shkelqyer te Samba Show nen tingujt e mrekullueshem te saj. Muzika Samba eshte perfaqesuesja me e gjalle e shpirtit te karnavaleve e cila performohet nga kercimtare te shkollave te Sambes. Shfaqje e cila nuk mund te perjetohet ne asnje vend te botes ashtu sic mund te perjetohet ne Brazil! Akomodimi ne Hotel.
Dita 7: Petropolis
Tour Opsional Extra Pagese – Petropolis 07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel 09:00 Pas mengjesit ne Hotel do nisemi me autobus tone komod drejt qytetit “Petropolis” (60 km larg qytetit te Rio de Janeiro) , i cili njihet ndryshe si “Qyteti i Perandorit” . Petropolis mori kete emer per nder te Perandorit Pedro II, i cili i magjepsur nga bukuria dhe klima e ketij qyteti , ne vitin 1830 bleu prona te medha ne kete vend. Vizita jone e pare fillon me “Muzeun Perandorak”,i perdorur me pare nga D.Pedro I & D.Pedro II si shtepi verore. Ne kete muze sot gjenden kurora te florinjta, perla dhe diamante, te perdorura nga te dy perandoret. Rrugetimi yne vazhdon me Katedralen Gotike (aty ku princesha Izabel u varros prane varreve te D.Pedro II dhe gruas te tij) si dhe Pallatin e Kristalte (i cili u ndertua ne France dhe u montua ne Brazil. Ky Pallat u perdor nga Princesha Izabel si ekspozite dhe si vendi ku organizoheshin mbremje te medha, te organizuara nga vete princesha. Mundesi per dreke fakultative dhe me pas kthimi per ne Rio de Janeiro. Pasdite e lire dhe kohe per plazh. Akomodimi ne Hotel.
Dita 8: Jeep tour ne pyllin Tijuca
Tour Opsional Extra Pagese – Jeep tour ne pyllin Tijuca 07:00 – 09:00 Mengjei ne hotel 09:00 Pas mengjesit ne hotel pregatitemi per nje aventure te paharrueshme ne xhipa te hapur, ne nje nga nga pyjet urbane me te medhenj ne bote. Ndalesa e pare do te jete tek “Ujvara e Majmuneve” e me pas tek “Chinese View Belvedere” me pamje mbreslenese te plazheve shume te famshne ne bote si Ipanema dhe Copacabana, Gjirin Guanabara dhe Sugar Loaf. Sapo te hyjme ne zemren e pyllit neper rrugicat e tij te ngushta, do ndalojme ne ujvarat e bukura ku mund te freskohemi apo çlodhemi teksa degjojme perreth zerat e natyres. Gjate rruges nuk do t’ju shpetojne syve majmunet, zogjte ekzotike, fluturat dhe flora tropikale. Ju do te çuditeni nga kontrasti i jashtezakonshem mes ketij pylli tropikal ne zemer te ketij qyteti gjigand. Rruges per ne Hotel do te ndalojme tek plazhi “Pepino” . Pikat qe do te vizitohen do te jene: Rruga “Horto Florestal”, Ujevara e majmuneve, Chinese View Belvedere, Tabela e Perandorit, Ujevara Cascatinha, Kisheza Mayrink, Rruga e Kanioneve, Plazhi “Pepino” Kthimi ne Hotel. Pasdite e lire. Akomodimi ne Hotel.
Dita 9: Rio – Rome
Check out nga hoteli dhe transferta ne Aeroportin Nderkombetar te Rios. Akomodimi dhe darka ne Bord. Qendrimi tranzit ne Aeroportin e Romes.
Dita 10:Rome – Tirane
Nisja nga Aeroporti i Romes dhe mberritja ne Tirane. Fundi i sherbimit tone.
Rezervoni ne: [email protected]