|

Udhetim ne Moske – St. Petersburg

Nisja 13 Maj

Cmimi per person: 750 Euro

Dita 1: Tirane – St. Petersburg

Takimi dhe prezantimi me guiden tone ne aeroportin e Tiranes dhe me pas nisja per ne St. Petersburg.

Pas mberritjes ne aeroport takimi me partneret tane dhe transferta per ne hotel. Akomodimi ne hotel ne St. Petersburg.

Dita 2: City Tour St. Petersburg

07:00 – 09:00 – Mengjesi ne hotel

09:00 – 13:00 – City Tour i qytetit

Shen Petersburgu,i klasifikuar prej kohesh trashegimi boterore e UNESCO, cilesohet shpesh si ‘Venecia e Veriut” fale kanaleve te shumte, ishujve dhe urave. Teknika luksoze dhe te sofistikuara u perdoren gjate ndertimit te tyre. Pasuria e careve dhe luksi verehet ne pallatet e shumta, teatrot, fasadat qe dekorojne bulevardin e madh te njohur si Prespektiva (Prospekt). Jeta e ethshme e rruges pershkruhet nga Nikolai Gogoli ne tregimin e tij “Nevsky Prospekt”. Gjithashtu Fjodor Dostojevski shpesh e ka shendrruar rrugen ne  skenen e kryeveprave te tij si ne romanin Krim dhe Ndeshkim. Ne ditet e sotme aty gjenden dyqanet kryesore dhe zhvillohet jeta e nates se Shen Petersburgut.  Pergjate rruges do te shohim ndertesa prestigjoze si : Pallatin Anichkov (hyrje e lire por rezervimi duhet  bere ne advance), Pallatin Belozersky (4 euro per person), Katedralen Kazan (hyrje e lire) dhe marketin Eliseev. Do te kalojme Fontanken, lumit qe pershkron qendren e Shen Petersburgut, lumin Moika si dhe kanalin e Griboyedov. Ne brigjet e ketij te fundit ndodhet katedralja e famshme e Saint-Saviour ( Kisha e Shpetimtarit) e ndertuar ne stilin tipik rus me kupolat e saj shumengjyreshe dhe te arta. Pallati i Dimrit qe  dikur ka qene rezidence e careve te Rusise (tashme kthyer ne muze ,pjese e Hermitage, hyrje me 12 eur/pp dhe 50 shtese per grupin), “kontrollon” lumin Neva nga fasada e saj veriore.

Ne bregun tjeter te lumit duket “silueta” e Forteses se Pjetrit dhe Paulit (Petropavlovskaya Krepost), keshtjella e themeluar nga Pjeter i Madh me 1703. Jo shume larg ndodhet krocera Aurora ( hyrja 8 euro/ per person), nje anije e 1900-es qe aktualisht eshte kthyer ne muze. Nje nga incidentet e para te Revolucionit te Tetorit nisen pikerisht ne kete anije. Ne te ndodhet edhe Kabina e Pjetrit te Madh. Nga kjo  rezidence modeste Cari ndoqi personalisht punimet per qytetin e “Tij” mes viteve 1703 – 1708. Ne ishullin Vasilievsky ndodhen Menishkov ( hyrja 3 euro/pp + 50 euro shtese per rezervim grupi) Do te kalojme permes godines se senatit dhe katedrales St. Isaac (me ekstra pagese 8 euro/pp) me kolonat e saj te medhaja. Afer me te nga jashte do te shohim ndertesen e Filarmonise, Teatrin Marinsky. Ne fund do te shohim Kishen e Shen Nikolasit (hyrje e lire)e rrethuar nga kanalet.

Kohe e lire per dreken fakultative. Akomodimi ne hotel.

Dita 3: St. Petersburg – Moske

Mengjesi ne hotel. Me pas do te drejtohemi ne stacionin e trenit per te vazhduar transferten ne Moske.

Udhetimi zgjat rreth 4 ore. Akomodimi ne hotel ne Moske dhe kohe e lire per te eksploruar qytetin ne mbremje.

Dita 4: City Tour Moske

Fillimisht do te ecim permes rruges se famshme Tverskaya, do te vazhdojme me Sheshin e Kuq – qe eshte padyshim nje nga sheshet me te bukura ne bote. Ai eshte prej viteve pjese e trashegimive te UNESCO.

Eshte quajtur “I Kuq” ose “Krasnaya” per bukurine e tij, pasi ne gjuhen ruse kuptimi i dyte i kesaj fjale eshte ‘i bukur”. Sheshi eshte i rrethuar nga ndertesa te famshme si Muzeu Historik ( vizite nga jashte), Kremlini ( 19 euro per person + 40 euro shtese per grupin) bazilika St. Basil me kupolat e saj te famshme (me pagese ekstra 9 euro per person), e cila eshte ndertuar me urdher te Ivanit te Tmerrshem. Sheshi i Kuq eshte gjithashtu shtepi e mauzoleumit te Leninit (hyrje e lire) si dhe vendi ku Ushtria e Kuqe ben marshime ne periudha te ndryshme te vitit kryesisht gjate festavee lashte ne lagjen Kitai-Gorod ne te cilen gjenden edhe disa kisha te vogla. Gjithashtu do te eksplorojme bregun e lumit te Moskes, do te shohim parlamentin Duma (nga jashte) dhe do te ndalojme ne krye te kodres “Sparrow” para universitetit Lomonossov – nje

nga “qiellgervishtesit” e epokes se Stalinit me arkitekture karakteristike moskovite. Do te bejme nje ndalese ne parkun Viktoria (ndalese per foto) dhe para manastirit Novodevichi (11 euro /per person), i cili sherbeu si muze frymezimi per Tchaikovsky per te kompozuar “Liqenin e Mjelmave”. Turi yne do te perfundoje ne rrugen Arbat – pedonalen e gjalle ne qender te qytetit te vjeter.

13:00 – 14:00 Kohe e lire per dreken (fakultative )

Kthimi dhe akomodimi ne hotel. Pasite e lire per te eksploruar qytetin ne menyre individuale ku nuk do te mungojne edhe sugjerimet e guides sone. Akomodimi ne hotel

Dita 5: Moske – Tirane

Mengjesi ne Hotel. Check out nga hoteli dhe transferta per ne Aeroport. Fluturimi per ne Tirane

Kthimi ne Tirane. Fundi i sherbimit tone!

Cmimi perfshin:

  • Udhetimi me avion
  • Transfertat si ne program
  • Akomodim ne hotel me 4*
  • Mengjeset ne hotel
  • City Tour i Moskes
  • City Tour i St.Petersburgut
  • Bileta e trenit St.Petersburg – Moske
  • Guide profesionale
  • Viza Turistike
  • Asistence gjate gjithe kohes

 

Per rezervime kontaktoni ne: [email protected]

Similar Posts