Udhetim ne Paris
Nisja: 4 Prill
Cmimi per person: 475 Euro
Dita 1: Tirane – Paris
Nisja nga aeroporti i Rinasit drejt Parisit. Mberritja dhe pritja nga partneret tane. Gjate transfertes riprezantimi i programit per mrekullite qe ofron Parisi
Krenar per titullin e tij si Kryeqytet i Evropes, Parisi mburret me disa nga monumentet me ikonike ne bote. Ne te gjenden më shume se 400 parqe, 134 muzeume, 143 teatro dhe 242 kisha, qe e bejne ate qytet me nje bukuri te pashembullt.
Transferta dhe akomodimi ne hotel.
Dita 2: Paris (City Tour)
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel
09:00 – 13:00 City Tour Paris me autobuz
13:30 – 15:00 Dreka opsionale
Ne programin e City Tour perfshihet:
Shetitorja e Champ Elysee – eshte nje nga rruget me te famshme ne bote, ne te cilen gjenden disa nga monumentet kryesore te Parisit si Harku i Triumfit apo Sheshi Concorde. Sipas shume pershkrimeve ajo konsiderohet si “La plus belle avenue du monde”.
Harku i Triumfit – ndertimi i tij u urdherua nga Napoleoni ne vitin 1806 per te nderuar te renet ne luftrat e Revolucionit. Emrat e 128 betejave te Republikes se Pare Franceze dhe Perandorise se Napoleonit jane te shkruajtuara ne muret e bardha te harkut se bashku me emrat e gjeneraleve qe moren pjese ne to. Katedralja Notre Dame – gjendet ne pjesen lindore te Il de la Cite. Ajo konsiderohet si nje nga shembujt me tipik te arkitektures gotike franceze si dhe si nje nga katedralet me te njohura ne bote. Turi yne do te vazhdoje me vizita panoramike te Kulles Eifel, Pallatit Mbreteror, Piaca qendore te L’Opera etj.
Tour opsional – Shetitje me anije (Bateaux Mouches – anije miza)
Per ta pare nga nje tjeter kendveshtrim Parisin duhet te beni nje udhetim me varke ne Sene. Kjo do t’iu jap mundesine te shijoni çdo pjese te arkitektures pariziene e te lagjeve me te famshme te tij. Te njohura nga vendasit si “Anije Miza” ato ofrojne eskursione me anije te hapura nga ku mund te shijohen pamjet e Parisit.
Dita 3: Paris – Vizite ne Louvre, Sacre Coeur dhe La Defense
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel
09:00 – 13:00 Vizite ne Muzeun Louvre (Opsionale – Ekstra Pagese)
13:30 – 15:00 Dreka opsionale
Tour – Louvre
Programi yne vazhdon me viziten e Louvrit ku do te keni mundesi te vizitoni nje nga muzete me te medhenj te botes. Gjate vizites do te degjojme nje pershkrim historik te legjendes se ndertimit te muzeut, ne te cilin gjendet nje nderthurje fantastike e stilit rilindas te ndertimit, me orientim italian dhe dekorim francez. Me pas nen drejtimin e hollesishem te guides profesionale pariziene dhe guides sone shqiptare kalohet ne pavionet e punimeve italiane, franceze, ne Grande Galerie ku do te shohim edhe pikturen e famshme te
Xhakondes, duke krijuar nje ide të qartë te zhvillimit historik të artit perendimor.
15:00 – 19:00 Vizite ne Sacre Coeur dhe La Defense ( Opsionale – Ekstra Pagese)
Sacre Coeur – eshte nje bazilike kushtuar Zemres se Shenjte te Krishtit e ndertuar pas vitit 1873. Ajo eshte ndertuar ne kodren e famshme te Montmartre, pika me e larte e qytetit. Disa rrugica me larg nga kjo bazilike, eshte Place du Tertre, kujtim i kohes kur ne Montmartre linden tendencat e Artit Modern ne fillim te shekullit te 20, ku pervec piktoreve te varfer ka jetuar dhe i famshmi Pablo Picaso.
La Defense – Parisi eshte parajsa e shoping-ut. Per te bere blerje te mira gjate qendrimit ne Paris do te vizitojme lagjen La Defense,qe njihet si Nju Jorku francez, dhe qe mban nje nga qendrat tregtare me te medha nentokesore ne bote. Akomodimi ne hotel.
Dita 4: Paris – Tirane
Mengjesi ne hotel. Pas check-out nga hoteli i drejtohemi aeroportit Internacional te Parisit. Fluturimi drejt Tiranes. Kthimi ne Tirane. Fundi i sherbimit tone!
- Fluturim direkte me avion: Tirane – Paris – Tirane
- Akomodimi ne hotel me 3 yje dhome dopjo – Ibis Porte D’ Orleans Hotel
- Mengjeset ne hotel
- Tur ne qytetin e Parisit
- Vizitat sipas programit
- Transfertat
- Guide profesionale
- Asistence gjate te gjithe kohes
Rezervoni ne: [email protected]