Udhetim ne Prage

Nisja 6 MARS 

Cmimi per person: 363 Euro

Praga, qyteti i pasur ne muzeume dhe stile arkitekturale, i mbushur me muzike, romance dhe nostalgji eshte tashme nje qytet modern e plote jete; nje nder me te bukurit ne bote.

Dita 01: Tirane – Ljubljane – Prage

Takimi dhe prezantimi me guiden tone ne aeroportin e Tiranes dhe me pas nisja per ne Prage. Fluturim me Adria Airways: Tirane – Ljubljane – Prage   JP 705   TIA-LJU 15:50 – 17:10     JP 568  LJU-PRG 18:30 – 19:40   Pas mberritjes ne Prage, takimi me partneret tane dhe guiden lokale i shoqeruar nga autobusi komod me ajer te kondicionuar. Atje do te riprezantojme edhe njehere programin qe do kemi ne ditet ne vijim. Akomodimi ne hotel


Dita 02: Prage ( City Tour )

07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel 09:00 – 13:00 City Tour Prage City Tour Prage – Qyteti ri dhe Qyteti i vjeter Vizita jone me filon me turin me autobuz i cili do te kaloje ne rruget kryesore te Prages ku do mund te shikojme ne menyre panoramike Muzeun Kombetar dhe Teatrin Kombetar. Pasi guida do te na sqaroje ne autobus gjithe historine e qytetit do te ecim drejt Ures Charles me 30 Statujat te qytetit te vjeter. Ura eshte 516m e gjate dhe 10m e gjere duke qendruar ne 16 harqe. Ne kete ure ndodhen 30 statuja te stilit barok te ndertuar rreth viteve 1700. Nje rrugice me 30 statuja baroke, shumica e tyre jane te vendosura ne parmak duke formuar nje lidhje te veçante e harmoni artistike. Ne vazhdim do kemi mundesi te shohim Sinagogen e Jeruzalemit, e cila eshte e ndertuar ne vitin 1906 me dekorime te Arteve te Reja Me pas do te kalojme ne zonen e mbushur me dyqane dhe souvenire per te arritur ne qendren e qytetit. Aty do te vizitojme Oren e famshme Astronomike te qendres se qytetit Ora Astronomike u ndertua ne vitin 1410 nga Mikulas ne bashkepunim me Jan Ondrejuv. Mekanizmat qe ata kane ndertuar mbi 600 vjet me pare jane ende funksionale. 80 vjet me vone Hanus u perpoq ta rindertonte por keshilltaret e kishin verbuar ate keshtu qe ai nuk do te arrinte te ndertonte nje instrument me te madh se ai ne Orloj ne Prage. Ekziston dhe nje gjel qe kendon pasi Apostujt kane perfunduar bekimin e tyre. Prane saj ndodhet edhe Kisha Baroke e Shen Marise Gjate zhvillimit te turit do te kemi kohe te lire ne dispozicion per dreken, e cila eshte fakultative Ne mbremje mund te argetohemi ne lokalet me muzike Live ose ne nje nga diskot me te medha ( me 5 kate ) te Europes qendrore: Karlovy Lazne Akomodimi hotel.

Dita 03: Prage – Karlovy Vary

Opsion Extra Pagese – Karlovy Vary Pas mengjesit ne hotel nen drejtimin e guides sone nisja drejt Karlovy Varit Pas me udhetimi rreth 2 ore i afrohemi Karlovy Varit . Atje mund te shijojme Ujrat Termale te cilat jane ne me shume se 12 burime, ku kryesori dhe me i madhi eshte ai i Vridlos. Atje do te zbulojme periudhen mesjetare si dhe do kemi mundesi te shohim fabriken e Bekerovkas ( pijes me fame ceke e cila eshte e bere me esenca te barerave kurative ) Gjate levizjes ne qytet do kemi mundesi te shikojme Pallatin ne te cilin zhvillohet Miss Cekia si edhe zona ne te cilat jane luajtur pjese nga filmat e famshem te James Bond Kohe e lire per dreken e cila eshte fakultative Kthimi ne Prage. Akomodimi ne hotel.

Dita 04: Prage – Ljubljane – Tirane

Mengjesi ne hotel Pas check-out nga hoteli i drejtohemi aeroportit te Prages Fluturimi drejt Tiranes   JP 569  PRG-LJU   09:55 – 11:00   JP 704  LJU-TIA     13:55 -15:15    Kthimi ne Tirane. Fundi i Sherbimit tone! Cmimi Perfshin:

  • Udhetimi me Avion Adria Airways: Tirane – Ljubljane – Prage – Ljubljane – Tirane
  • Akomodimi ne hotel me 4* me mengjes – Park Inn By Radisson 4*
  • City Tour Prage
  • Transfertat si ne program
  • Guide profesionale

Per rezervime: [email protected] [nggallery id=59]

Similar Posts