|

Unaza e fejese, Format e gurit

 

Rreth, drejtkendesh, romb…zbuloni cila eshte forma e gurit qe i pershtatet me teper stilit tuaj.

Rreth – I njohur per formen klasike dhe brilantecen e saj, guri ne forme rrethi ze mbi 75% te te gjithe shitjeve te unazave te fejeses. Unazat me gure te rrombullaket jane jo vetem te thjeshta per tu gjetur, por edhe mjaft komode per tu mbajtur dite pas dite. [gdl_gallery title=”unaza-rreth” width=”150″ height=”150″ ]

Ovale – Prerja ovale e gurit eshte nje nder propozimet me te reja, ne karahasim me opsionet e tjera. Ky model u soll nga kompania Lazare Kaplan Internationalne vitin 1960. Modeli vjen si modifikim i formes rrethore, duke ruajtur brilantecen e saj por duke ulur cmimin final te produktit.Pervec cmimit  nje tjeter avantazh i kesaj prerje eshte komoditeti ne perdorimin e perditshem dhe pershtatja ne gure te tjere  si rubin, akuamarin dhe safir. Gjithashtu guri ne forme oval gjen perdorim edhe ne rrethin e marteses, si per femrat ashtu edhe per meshkujt. [gdl_gallery title=”unaza-ovale” width=”150″ height=”150″ ]

Rombi – Kjo forme e vecante guri eshte krijuar nga mbreti Francez Louisi XIV, ne vitet 1700. Ai kerkoji nje model qe te pasqyronte buzeqeshjen e vecante te te dashures se tij, Jeanne Antoinette Poisson. Guri ne forme rombi duket i pershatshem ne te gjitha duart, madje  i ben ato te duken me te gjata dhe elegante. Gjithashtu kjo prerje e gurit mund te nderthuret ne shume stile unazash; vintage, klasike por edhe moderne. [gdl_gallery title=”unaza-romb” width=”150″ height=”150″ ]

Katrore – Njihet ndryshe si stili princeshe. Kjo prerje eshte prezantuar ne vitin 1970 dhe per nga numri i bleresve i perafrohet mjaft gurit ne forme rrethi. Avantazhi kryesore eshte mbulimi i imperfeksioneve te gurit. Edhe nese qartesia e gurit nuk eshte e larte, forma katrore nuk e ben kete te dukshme. [gdl_gallery title=”unaza-princesh” width=”150″ height=”150″ ]

Drejtkendore – Ose ndryshe Emerald, eshte nje model i cili eshte krijuar mbi 300 vite me pare. Kjo prerje eshte mjaft komode sepse rrombullaksia ne skajet e gurit nuk e lejon ate te prek veshjet, apo te gervishtet gjate perdorimit te perditshem. Mjaft fancy por njekohesisht edhe ekonomike, forma drejtkendore ka nje cmim 50% me te lire se ajo rrethore. Megjithate prerja i sjell nje disavantazh te dukshem gurit, duke i demtuar shkelqimin. [gdl_gallery title=”unaza-drejtekendesh” width=”150″ height=”150″ ]

Forme Zemer – Guri ne forme zemre eshte nje nder modelet me te reja. Eksperiemente per punimin e nje forme te tille kane filluar rreth 100 vjet me pare, por modeli eshte finalizuar vetem ne momentin kur teknologjia lazer ishte majftueshem e avancuar per te siguruar nje punim te mire te kesaj forme. Modeli baze ka qene ai ne forme dardhe, dhe me pas eshte arritur ne kete forme unike dhe mjaft moderne duke ruajtur dukshem shkelqimin e gurit. [gdl_gallery title=”unaza-zemer” width=”150″ height=”150″ ]

Forme dardhe – Kjo eshte nje prerje qe derivon nga dy forma, ajo rreth dhe romb. Modeli eshte mjaft modern dhe ne formen e tij me ideale duhet te kete permasat 1.5 ne gjatesi dhe 1.75 ne gjeresi. Niveli i brilanteces eshte i dukshem. Nese guri ka imperfeksione, kjo prerje nuk mund ti mbuloje ato prandaj keshillohet te zgjidhni gure me qartesi te larte. [gdl_gallery title=”unaza-dardhe” width=”150″ height=”150″ ]

Similar Posts