Unaza e marteses – 7 rregulla të arta

 

1. Filloni kërkimin herët

Edhe pse shumica e çifteve e dinë se cfarë kërkojnë, vizitat nëpër dyqane të bëjnë gjithmonë të ndryshosh mendim. Filloni të paktën dy muaj përpara dasmës duke marrë informacione më të detajuara rreth metalit, gurit, çmimit dhe elementëve të tjerë.

2. Përcaktoni një buxhet

Është e kotë të filloni kërkimin nëse nuk keni të qartë buxhetin që ju nevojitet. Tre për qind e buxhetit të dasmës është një shumë e mjaftueshme për tu shpenzuar në blerjen e unazave.

3. Merrni parasysh formën dhe funksionalitetin

Zgjidhni unazën që i përshtatet më tepër stilit tuaj të jetesës. Nëse jeni një tip sportiv, unazat e holla dhe me formë të rrombullakët janë më të rehatshme, ndërkohë që unazat me gurë të ngritur i afrohen më tepër klasikes.

4. Cilësia e lartë

Kontrolloni cilësinë e secilit nga metaleve që ka në përbërje unaza e përzgjedhur

5. Stili

Unaza do tëqëndrojë gjatë në kishtin tuaj. Këshilla më e mirë është të mos nxitoni drejt tendencave të ekzagjeruara të momentië. A do t’ju përshtatet ai stil edhe në 20 vitet e ardhshme?

6. Nusja dhe dhëndri – Unaza të Ndryshme!

Ju dhe bashkëshorti juaj mund të jeni dy shpirtra binjakë, por unazat tuaja jo. Zgjidhni unazën që i përshtatet secilit personal të secilit, pa u munduar që ato të kenë të njëtin metal, apo formë të përafërt.

7. Kujdes me masën

Asnjëherë mos e përcaktoni masën e unazës në mëngjes; pasi keni kryer aktivetete fizike; në temperatura shumë të ulëta apo të larta. Masa finale përcaktohet kur trupi është në gjëndje qetësie dhe temperatura është konstante.

Similar Posts