Unaza prej titani – Pro dhe kundër
Pro
- Rezistenca ndaj gërryerjes: Titani është mjaft i fortë e nuk dëmtohet në asnjë situatë. Gjithashtu ky metal karakterizohet për peshën e lehtë, duke qënën kështu mjaft i përshtatshme për tu përdorur çdo ditë. Në të njejtën kohë unazat prej titani janë rezistente ndaj dëmtimeve nga dielli, ndotja, lagështira apo faktorë të tjerë.
- Siguria: Titani është një metal që nuk shkakton alergji, dhe për këtë arsye është mjaft i përdorshëm edhe nga ata të cilët vuajnë nga ky problem. Nga ana tjetër unazat prej titani nuk e humbasin ngjyrën dhe ruajnë shkëlqimin për një kohë të gjatë.
Kundër
- Nuk mund të modifikosh përmasën: Unazat prej titani nuk mund të ngjiten, të saldohen apo tu ndryshohet përmasa.
- Shkëlqim i zbehtë: Duhet të pranojmë se pavarsisht popullaritetit, unazat prej titani nuk mund të zevendësojnë pozicionin e arit dhe platinit. Titani ka më pak shkëlqim se këto metale dhe nuk mund të arrijë standartet e tyre.
Pozitivet dhe negativet duken të njëjta në numër, megjithatë nëse po kërkoni një unazë praktike dhe jo shumë të kushtueshme unazat prej titani janë një alternativë e mirë.