Unazat, 4 tendencat kryesore
Stili 1. Rreth i mbuluar me gurë
Një nga tendencat që mbizotëron këtë vit është rrethi i mbuluar nga gurë të vegjël. Në këtë stil elegant, unaza është e mbushur me gure të vendosur shumë pranë njëri tjetrit, të cilët e bëjnë pjesën e metalit që mbulojnë pothuajse të padukshme. Kjo të krijon përshtypjen e një metali “të larë” në diamantë. Një kombinim i tillë i jep unazës një shkëlqim elegant e të thjehstë dhe jo të ngarkuar. Ky stil është më tepër i përhapur në unazat prej floriri të verdhë dhe platini.
Stili 2. Stili retro – vintage
Këtë sezon, çfarë është e vjetër është tërësisht IN! Kjo vlen edhe për unazat. Gurë të mëdhenj e me prerje rrethore është karakteristika kryesore e unazave të tilla. Detaje të tjera: gdhëndje të vogla, diamantë, gurë të vegjël të renditur njëri pas tjetrit, filigrane ose stilime me fije ari ose argjendi. [gdl_gallery title=”stili-retro-vintage” width=”175″ height=”175″ ]
Stili 3. Gurët me ngjyrë
Diamantët e verdhë, Safiri blu dhe rozë, Diamantë të rrale me ngjyrën rozë të zbehtë duket të mbizotërojnë në gishtin e katërt këtë sezon. Ngjyrat të japin mundësinë të ndërthuresh modernen, klasiken apo edhe stilin vintage. Zgjedhja e ngjyrës së preferuar apo e gurit të fatit është një mënyrë shumë e mirë për të personalizuar unazën dhe për ta bërë atë “vetëm tuajën”
Stili 4. Unazat e bashkangjitura
Dy, tre ose më shumë unaza të bashkangjitura krijojnë një imazh mjaft trendi këtë sezon. Rrathët e thjeshtë metalik ose ata të mbuluar me gurë të vegjël janë një stil mjaft modern por edhe fleksibël njëkohësisht. Një model i tillë mund të mbahet mjaft mirë në të njëjtin gisht me unazën e fejesës. Për ata që vërtet janë të apasionuar pas unazave, në përvjetorët e rendësishëm mund të shtojnë edhe rrathë të tjerë. [gdl_gallery title=”unazat-e-bashkangjitura” width=”175″ height=”175″ ]