Unazat, menyra te tjera kursimi

 

Akoma të pakënaqur me buxhetin që ju mbetet në dispozicion?

Ja disa mënyra të tjera për të kursyer te unazat:

  • Nëse preferoni që unaza të jetë në ngjyrë të bardhë, zgjidhni flori në vend të platinit. Floriri i bardhë kushton rreth 45 për qind më pak se sa platini.
  • Një set i plotë. Jo vetëm unazat e martesës, por edhe ajo e fejesës mund të blihen në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë do të kurseni rreth 50 përqind të shumës totale.
  • Eleminoni detajet e tepërta, shkrimet dhe markën e unazës. Një rreth i thjeshtë dhe standart kryen të njëjtin funksion.
  • Riblerje në përvjetorin e pestë. Nëse portofoli nuk ju ndihmonë të realizoni pritshmëritë tuaja maksimale, mendoni të zgjidhni diçka të thjeshtë, dhe të kurseni për një unazë më të shtrenjtë, të cilën mund ta merrni në përvjetorin e martesës tuaj.

Similar Posts