Unazat prej ari – pro dhe kundër

Pro

  • Material i fortë : Sipërfaqa e unazave prej ari i reziston mjaft mirë përdorimit të përditshëm dhe afatgjatë
  • Çmime më të lira: Ndryshe nga metalet e shtrenjta, si psh platini, ari gjendet më kollaj dhe është më i përhapur. Për këtë arsye çmimi i këtyre unazave është më i ulët
  • Ari vjen në ngjyra të ndryshme: I miksuar në kombinime të ndryshme, ari mund të marrë një sërë nuancash, të cilat e bëjnë edhe më të preferueshëm këtë metal.

Kundër

  • Nuk është i pastër: Ari i pastër nuk mund të përpunohet, prandaj në pothuajse të gjitha rastet ai përzjehet me metale të tjera.
  • Mund të shkaktojë alergji: Ashtu si e kemi përmendur edhe në artikuj të tjerë, nuk është ari që shkakton alergji në mënyrë të drejtpërdrejtë, por metalet e tjera me të cilat ai mund të jetë përzjerë gjatë përpunimit. Për këtë arsye personat me lëkurë të ndjeshme këshillohet ti evitojnë këto unaza.

Similar Posts