Zgjedhja e fustanit te dasmes, guida drejt dyqaneve
Zgjedhja e fustanit te dasmes është një nga prioritetet e fazës së planifikimit.
Çfarë duhet të pyesni përpara se të vraponi në dyqane në kërkim të fustanit të ëndrrave?
A ju duhet të fiksoni një takim përpara se të shkoni në dyqan? A ka aty fustane të cilat mund ti përballoni me buxhetin që keni? A duhet të shihni të gjithë koleksionin apo vetëm modelet që do t’ju sugjerojë shitësja? A mund ta porosisni fustanin e ëndrrave tuaja?
Pasi i keni dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe keni gjetur një apo dy fustane që ju pëlqejnë, mbeten akoma të tjera pyetje për të bërë:
- A mund ta porosis këtë fustan me një jak në një formë tjetër?
- Çfarë modifikimesh mund të bëjë dhe sa do më kushtojë kjo?
- A do të përfitojë ulje nëse porosis këtu edhe fustanet e shoqëruseve të nuses?
- A keni edhe vellon që përshtatet me këtë fustan?
Kur të keni gjetur fustanin e duhur, kërkojini shitësit ta ruaj atë për të paktën 1 ose 2 ditë. Kthehuni në shtëpi për të reflektuar, bëni një tjeter kërkim dhe nëse fustani që provuat ju mbetet përsëri në mëndje kthehuni menjëherë atje dhe blejeni!
Nga ana tjetër, nëse mamaja juaj, mikesha apo shoqëruesja mendon se një fustan është perfekt por ju nuk po ju mbushet mendja akoma, përdorni të njëjtën strategji. Nuk ndjeheni rehat me fustanin? Mos u vini nën presion. Në fund të fundit është dita juaj, fustani juaj, dhe vetëm ju mund të vendosni.
Vendimi i radhës.. Vello. Vellot kanë gjatësi dhe stile të ndryshme, dhe sigurisht stafi i dyqanit duhet t’ju ndihmojë të zgjidhni atë që është më e përshtatshme. Velloja varet gjithmonë nga fustani që keni zgjedhur. Nëse keni një fustan të gjatë dhe kasual, nuk mund të zgjidhni vello të stilit katedrale apo kishtar.
Dhe mos harroni që çdo fustan shoqërohet me te brëndshmet, këpucet dhe bizhuteritë që i përshtaten më shumë.
Së fundmi… momenti i fustanit të shoqërueseve të nuses.
Mos dilni nga dyqani por zgjidhni atë fustan që përshtatet me moshën e tyre dhe përmasat trupore. Ju mund të zgjidhni modelin e futanit dhe ngjyrën. Përshembull një fustan linear me ngjyrë vjollce. Vajzat mund ta personalizojnë atë duke luajtur me nuancat, me ngjyra më të errta apo më të hapura, dhe duke e shoqëruar me çantën dhe aksesorë të tjerë.
Ajo që ka rendësi është që ngjyra e fustaneve të shoqërueseve, të përshtatet me ngjyrën e ftesave, lulet dhe dekorin në përgjithësi. Askush nuk do të preferonte fustane të kuqe dhe ftesa me ngjyrë të gjelbërt. Sigurisht, nëse nuk është sezon Krishtlindjesh.