Zgjedhja e luleve te dasmes – Keshilla nga ekspertet

 

 

 

1. Bëni detyrat e shtëpisë

Informacioni është një fillim i mirë për gjithcka. Bisedoni me luleshitës të ndryshëm, lexoni, shikoni shumë foto, konsultohuni me miqtë tuaj që e kanë kaluar tashmë këtë event. Në këtë mënyrë do të keni ide më të qarta se cfarë kërkoni kur blerjet të fillojnë.

2. Produkte vendase

Zgjidhni lule të stinës dhe që mund të gjenden lehtësisht në zonën tuaj. Jo vetëm do të jenë të freskta e më të lira por do ta bëjnë më tradicionale e të thjeshtë ceremoninë.

3. Luleboret shumë të shtenjta? Mendoni për një zzëvendësues

Mundohuni të jeni fleksibël. Nëse dicka është e papërballueshmë për buxhetin qeë keni, apo e paarritshme në atë periudhë kohe, gjeni një zgjidhje të përafërt. Luleshitsi mund t’ju këshillojë mjaft mirë për këtë.

4. Mendoni jashtë “kutisë”

Ose në këtë rast, mendoni jashtë vazos! Mendoni për dicka unike e të vecantë. Ku mund ti vendosni lulet nëse nuk zgjidhni vazot klasike dhe standarte qe shoqerojne pdekorin e pothuajse cdo ceremonie? Vazo druri, filxhanë caji, mbajtëse të stilit antik? Mos kini frikë të eksperimentoni në këtë element.

5. Mund të mendoni edhe… “jashtë luleve”

Nëse nuk jeni një person romantik dhe lulet nuk janë në preferencën tuaj, askush nuk ju detyron ti përdorni ato. Dekori mund të plotësohet edhe me elementë të tjere si qirinj, drita, guacka, bar të njomë e shumë alternativa të tjera, të cilat janë jashtë kornizave standarte.

6. Zgjidhni një skemë ngjyrash dhe jo një skemë lulesh

Cdo luleshitës apo arredues, mund të bëjë një punë mjaft të mirë nëse i jepni atij një skemë të preferuar mbi dekorin dhe ngjyrat që duhet të mbizotërojnë, në vend të emrave specifik të secilës lule.

7. Personalizoni sa më shumë

I dashuri ju ka sjellë një buqetë me trendafila në takimin e parë? Luleboret ju kujtojnë kopshtin e shtëpisë ku jeni rritur? Këtojanë arsye të vlefshme, që mund t’ju bëjnë të kërkoni një buqetë të vecantë.

8. Sillni shembuj

Luleshitësi apo arreduesi nuk mund të lexoj në mendimet tuaja. Prandaj duhet jo vetëm një komunikim i mirë, por edhe shumë shëmbuj vizual; sa më shumë foto që do t’ju ndihmojnë të shprehni me detaje preferencën tuaj.

Similar Posts