Zgjedhja e menuse se dasmes
1. Zgjidhni në fillimi vendin ku do të zhvillohet ceremonia
Në disa vende mund t’ju lejojnë të përdorni shërbimin katering. Të tjera do të kërkojnë që ju të përdorni domosdoshmërisht guzhinën dhe produktet e tyre.
Gjithashtu shërbimi catering mund të has vështirësi për të transportuar ushqimet në vendin që ju keni zgjedhur.
Prandaj këshillohet që data dhe vendi i dasmës të jenë vendimet e para që do të merren.
2. Shikoni me kujdes menunë që propozohet nga restoranti ose shërbimi katering
Analizoni mundësitë dhe filloni eleminimet duke u bazuar edhe në çmim.
3. Kërkoni të provoni disa nga ushqimet
Zgjidhni disa nga produktet specifike që ofrohen dhe provojini ato me kujdes.
Kini parasysh se secili ka shije të ndryshme, kështu që nuk mund të mbeten të gjithë të kënaqur. E rëndësishme është që gjithçka të jetë e shëndetshme dhe e mirëorganizuar.
Mbani shënim çfarë ju pelqeu dhe çfarë jo.
4. Rishikoni edhe një herë menunë pasi keni shijuar produktet
Kombinimi shije + çmim është një rrugë e mirë drejt menusë finale.
Mos harroni se disa nga të ftuarit mund të jenë vegjetarianë.
5. Llogarisni totalin duke marrë parasysh numrin maksimal të të ftuarve
Edhe pse disa nga të ftuarit mund të mos paraqiten, është mirë të jeni të përgatitur për numrin maksimal.