Zgjedhja e parfumit
Romancë e nostalgji…kujtime të momenteve të dasmës të cilat më mirë se sa prej fotove apo videove do t’ju rikthehen nëpërmjet..parfumit.
Ja cilët janë disa prej parfumeve më të zgjedhura e preferuara nga nuset:
Vera Wang Anniversary
Për të festuar dy dekadat e saj në dizenjimin e fustaneve për nuse, Vera Wang prezanton Vera Wang Anniversary!
Një parfum elegante me bazë lulesh, me një përzjerje të mollës së kuqe, qitro, trendafila, dhe gardenja të bardha. Një festë në kopësht e gjitha e grumbulluar në një shishe të vetme!
Shalimar
Është një zgjedhje ideale nga “heroinat” e kohëve moderne, pikërisht njëlloj si nuset e fillimeve të shekullit të 19. Me një përzjerje qitro, vanilje e limonë, Shalimar vjen me një dizajn të ri në 85 vjetorin e tij, nga dizenjuesi Jade Jagger.
Yves Saint Laurent Parisienne à l’Extrême
Në provën e tij të tretë Yves Saint Laurent propozon një parfum me bazë trendafili dhe manushaqe, duke shtuar kanellë dhe rrushin e tokës.
Aroma mbyllet me një përzjerje vanilje, duke prezantuar kështu një parfum mjaft ekzotik.
Miss Dior Cherie
Një zgjedhje pranverore për një dasëm pranverore!
Miss Dior Cherie ngjan me një buqete lulesh, ku miksohen gardenjat, trendafila, jasminë dhe lule limoni.
Pure DKNY
Aromë e freskët dhe nuse me stil!
Vanilje, Lotus, Jasminë, dhe një freski druri. Një parfum që sjellë ndërmend aromë e natyrës dhe freskinë e pas shiut.
Lancome Trésor
Romantike dhe mjaft e preferuar nga nuset.
Një kombinim i frutave dhe luleve. Pjeshkë, kajsi, trendafil, lule irisi, jargavan dhe vanilja. Një parfum sensual dhe joshës.
[gdl_gallery title=”zgjedhja-e-parfumit” width=”175″ height=”175″ ]