Zgjedhja e pastiçerisë

 

 

Krijoni një tortë për të cilën do të flitet gjatë.. në të gjithë ceremoninë

Përpara se të zgjidhni  pastiçerinë ku do të porosisni  tortën duhet të bëni disa pyetje dhe të merrni këto informacione :

  • Çfarë punimesh keni bërë më parë, foto nga dasmat e kaluara?
  • A mund ti provoj të gjitha llojet e tortave që mund të pergatisni për dasma?
  • Kush mund t’ju referojë?
  • Cila është lista e dizajneve që mund të zgjedh?
  • A mund të bëjë porosi për një dizajn specifik të personalizuar?
  • Cila është lista e çmimeve dhe sa fleksibël është ajo?
  • Çfarë përfshihet në këtë çmim?
  • Nëqoftëse përfshijë lule në zbukurimin e tortës kush do ti sigurojë ato?
  • Çfarë përbërësish përdor zakonisht?
  • Kur do ta kem gati tortën? Zakonisht duhen 3 deri në 5 ditë për të përgatitur një tortë dasmash, dhe sa më afër ditës së ceremonisë të ketë përfunduar përgatitja aq më e freskët është torta dhe më shumë e ruan shijen.
  • Kush do ta bëjë dorëzimin e tortës?

Similar Posts